Grafite dentare jane nje nga menyrat me te sakta per te diagnistikuar problemet me te shpeshta me dhembet tuaj, por sa lloj grafish dentare ka dhe perse perdoren?
Dixhitale vs Analoge
Teknologjia e Grafive analoge me film Kodak te cilat perdoren shpesh edhe ne Shqiperi jane zevendesuar prej kohesh ne bote me ato dixhitale. Arsyeja eshte shume e thjeshte, teknologjia dixhitale ul 20 here me pak radiacionin qe nevojitet per te expozuar filmin dixhital. Kush jane avantazhet e grafive dixhitale?
- Doza e radiacionit e perdorur eshte ne nivel 20 here me te ulet se grafite film.
- Imazhi eshte me i paster dhe mund te modifikohet elektronikisht nga dentisti per te pare me sakte detaje te imazhit (gje e cila eshte e pamundur me film kodak)
- Perdoret vetem nje sensor elektronik dhe jo film kodak nje perdorimesh (ul shpenzimet e riciklimit dhe ndotjen e ambientit)
- Me e thjeshte per ti ruajtur pasi qendrojne ne kompjuter si reference per trajtimet e mevoneshme dhe mund tju dergohet si rekord me ane te emailit me kosto 0.
Cila eshte grafia me e mire dhe sa shpesh duhet te perdoren?
Grafia me e perdorur eshte grafia e vogel (dixhitale) e cila perdoret per te gjitha problemet me mbushjet, heqjen e nervit, infeksionet e dhembeve, diagnostikimin e mbushjeve te vogla etj.
ADA dhe CDA (American & Canadian Dental Association) rekomandojne:
FMX full mouth xray – 18 grafi te vogla dixhitale qe japin detajet me te sakta per shumicen e problemeve dentare e cila behet cdo 2 vjet ne menyre rutine.
jj
Grafia Panoramike
Grafite panoramike rekomandohen vetem ne dy raste:
- Per te pare
pozicionin e dhemballeve te syrit te cilat nuk mund te kapen me grafi te vogla
- Per te pare zhvillimin e dhembeve te femijeve nga mosha 1 ne 13 vjec.
- Per arsye te cilat jane specifike nga lloji i trajtimit qe vendos dentisti juaj
Kjo lloj grafie nuk duhet te jete zgjedhje e pare ne trajtime rutine sepse doza e radiacionit eshte me e larte se ajo e grafive te vogla. Grafia panoramike nuk jep asnjehere rezultate me te mira se grafia e vogel pasi rezolucioni i imazhit eshte 18 here me i vogel per dhemb se ajo e grafive te vogla te cilat jane specifike nga 1 deri ne 4 dhembe dhe ne disa raste deri ne 8 kurora dhembesh (bitewing xrays e cila perfshihet ne grafite qe behen cdo 2 vjet).
Grafia 3D
Eshte grafia me e sakte qe perdoret kryesishte ne kirurgji dhe vendosje implantesh. Sigurisht ka kosto disa here me te larte dhe niveli i rezatimit eshte me i larte se grafite e tjera dentare.
Toronto Dental