Zbardhje Dhembesh

Pyetjet me te shpeshta
Cfare eshte zhbardhimi i dhembeve?
Eshte nje procedure dentare estetike e cila synon te riktheje ngjyren natyrale te dhembeve tuaj kjo fale vetise se oksigjenit per te oksiduar molekulat e njollave te kafes, duhanit, veres se kuqe etj.
Origjina e dekolorimeve (Njollave)

Dekolorimet ndahen ne dy grupe ne varesi te faktoreve qe shkaktojne njollat:

  1. Faktore te jashtem si ushqimet pijet me ngjyre dhe duhani
  2. Faktore te brendshem mund te jene tetraciklina, fluori si dhe arsye genetike te cilat jane me te veshtira per tu trajtuar me medoden tradicionale te zbardhjes.
Si funksionon?

Ingredienti kryesor ne xhelin zbardhues eshte peroxide I oksigjenit I cili penetron brenda struktures se dhembeve duke oksiduar molekulat e ngjyres (verdhe ne rastin e ngjyrave te kafes), dhe nxjerrjen e tyre jashte nepermjet dehidratimit.

Materiali zbardhues qe perdoret ne klinika dentare nuk eshte I njejte me ato qe shiten ne dyqane apo farmaci pasi produktet dentare jane profesionale dhe duhet te perdoren vetem nga dentiste. Farmacite dhe dyqanet kozmetike nuk mund te shesin material zbardhuese qe permbajne me shume se 6% peroxide ndersa klinikat dentare perdorin deri ne 35% HP.

Lazer apo jo lazer?

Per hir te se vertetes “lazeri” qe perdoret per te zbardhur dhembet nuk eshte tjeter vec nje drite LED e cila presupozohet te bej mrekulli. E shitur per here te pare nga kompania Zoom, kjo drite ishte standardi I vetem per shume kohe. Kjo pasi nuk kishte kerkime te mjaftueshme shkencore te vertetonin nese drita kishte ndonje efekt ne cilesine e zbardhjes. Ne baze te experiences Toronto Dental eshte kunder perdorimit te “lazerit” pasi nuk ka asnje efekt ne sasine e zbardhjes se perftuar. Drita ne disa raste ndikon ne ngritjen e ndjeshmerise te pacienti dhe nuk lejon perfundimin me sukses te trajtimit. Prej 5 vjetesh Toronto Dental nuk e rekomandon zbardhjen e dhembeve me laser pasi nuk ka asnje efkt pozitiv dhe ngre ndjeshem koston e trajtimit.

A demton smaltin zbardhja e dhembeve?
Sa do te zbardhen dhembet e mi nga ky trajtim?
Kjo varet nga sasia dhe lloji I ngjyres ekzistuese e dhembeve tuaj. Zbardhimi professional nuk ngjyros dhembet me ndonje lloj pigmenti te bardhe, thjesht heq ngjyren e verdhe te absorbuar gjate viteve ne strukturen e brendeshme te dhembeve. Nuk ka nje pergjigje te sakte per kete pyetje. Niveli i rezultatit varet nga sasia e njollave dhe lloji I tyre. Pershembull, dhembet me ngjyre te shkaktuara nga fluori ose tetraciklina jane me te veshtire per tu trajtuar se dhembet me ngjyre te shkaktuar nga kafja vera dhe caji jeshil.
Sa zgjasin rezultated e zbardhjes?
Kjo varet nga: Ushqimet qe konsumoni (me ngjyre apo pa ngjyre), duhanpirja, higjena e gojes dhe sa I regullt jeni me pastrimet te dentisti.
A mund te zbardhen dhembet e nxire pa nerv?
Po trajtimi quhet “internal bleaching”. Mbushja e vjeter hiqet dhe dhembi trajtohet nje here ne jave per minimumi te jave.

Rezervo Konsulte Falas!

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Blank Form (#6)