RRETH NESH

Kush Jemi

Toronto Dental eshte klinika e pare e cila ofron nje menyre te re te sherbimit dentar ne Shqiperi. E konceptuar per te ofruar standarde perendimore fale experiences se stafit ne keto vende, Toronto Dental i permbahet me rigorozitet protokolleve dentare Kanadeze (CDA Canadian Dental Association)

Standardi

Si pjese e programit te permiresimit te sherbimit Toronto Dental ka kryer nje statistike gjate dy viteve te fundit me pacientet e klinikes. Nje nga problemet e evidentuara me se shumti ne fushen e dentistrise por jo vetem eshte skepticizmi i publikut ndaj dentisteve si pasoje e rezultateve negative te trajtimit si dhe mungesa e sherbimit profesional. Toronto Dental e vetedijshme per problematika te kesaj natyre dhe operon ne nje sistem ku cdo pacient/klient pa asnje njohuri dentare, ka mundesi te verifikoje/kuptoj diagnozen, menyren e trajtimit dhe rezultatet e pritshme ndaj tij. Qe nga lista e cmimeve dhe deri menyra e sherbimit dentistet tane i permbahen protokolleve Kanadeze. Cdo procedure dentare shoqerohet me dokumentacionin perkates i cili eshte radiografik, fotografik si dhe mjeksor. Te gjitha keto te dhena dokumentohen per cdo pacient qe kryhen trajtime ne kliniken tone ne dy versione: elektronik dhe manual (ne leter). Keto te dhena ruhen ne menyre konfidenciale per 7 vjet dhe mund te terhiqen nga pacientet ne cdo kohe pa asnje kosto.

Protokollet

Protokollet dentare jane rregulla universale te miratuara dhe sygjeruara nga organe kompetente si ADA ose CDA te cilat percaktojne menyren me te mire te trajtimit, sterilizimit, mbajtjes se rekordeve apo sjelljes profesionale ne klinika dentare. Cdo anetar stafi ne Toronto Dental duke filluar nga asistentet, recepsionistet dhe dentistet trajnohet per ndjekjen e ketyre protokolleve 3 muaj perpara se te filloje pune me kohe te plote. Kjo per te siguruar mbajtjen e nje standardi te larte ne vazhdimsi.

Profilet e Dentisteve

Ne besojme se cdo trajtim dentar ka nevoje te trajtohet nga dentiste te specializuar ne ato fusha ne te cilat pacienti ka nevoje. Ne Toronto Dental, qe nga vizita e pare e deri te ajo e fundit trajtimi juaj do te ndiqet nga specialiste te profilizuar ne llojin e trajtimit qe ju keni nevoje.

Partneret Tane :

nobel_biocare
micerium_logo.fw
ultradent.fw

[insta-gallery id=”2″]