PROBLEME ME GINGIVAT

Zbardhimi kimik i dhembeve
Ne rastet kur nuk jeni te kenaqur me ngjyren e dhembe tuaj atehere mund te provoni ti zbardhni me nje nga menyrat e meposhteme :
1-Office Bleaching:
Bëhet në klinikë, zgjat rreth30 min dhe mund të bëhen disa seanca deri në zbardhjen që kërkon pacienti. Lënda aktive është në përqindje të lartë (38%-35% Peroksid Hidrogjeni).

2- Home Bleaching:
Ne kete rast zbardhimi behet ne shtepi nga vete pacienti. Merret masa e gojës dhe pregatiten këllëf silikoni që mbushen me lëndë zbardhuese dhe mbahen në gojë gjatë ditës ose natës.
Koha e mbajtjes varion nga 45min deri në gjithë natën në varësi të përqindjes së lëndës aktive që bën zbardhimin (10%-15%-20%-22% Karbamide Peroksid).

3- Non- Vital Bleaching:
Kur nje dhembi i hiqet nervi ,ai fillon gradualisht te nderroje ngjyre e te erresohet ,kjo perben problem estetik ne dhembet e pare.Ne keto raste aplikohet ky lloj zbardhimi ,per te cilin duhen disa seanca me distance 3-5 ditore nga njera tjetra. Seancat perseriten deri ne zbardhimin e plote te dhembit ,me pas pritet 12 dite qe te stabilizohet niveli i oksigjenit ne dhemb dhe behet mbushja perfundimtare.

Materialet e Perdorura
1)Ips Empress(Xham –Porcelan)
Eshte materiali me estetik i perdorur aktualisht ne bote . Eshte porcelan i presueshem ,ka ne perberje 65 % xham dhe 35% porcelan.Ka nje transparence te madhe dhe kalon rrezet e drites ne masen 80% ,kjo e ben materialin me te afert me dhembin natyral. Nuk krijon probleme alergjie dhe acarim te gingivave. I vendosur mbi dhemb eshte rezistent nuk shkeputet prej tij pasi ngjitet kimikisht dhe eshte e veshtire te kuptohet qe nuk eshte dhemb natyral.Mund te perdoret per regatitjen e fasetave te porcelanit,kellefeve tek( full crown –full porcelain), ose urave me 3 element ne zonen frontale, si dhe per pregatitjen e mbushjeve te porcelanit (inlay –onlay).

2)Zirkoni
Eshte nje material i cili ne krahasaim me Ips Empress ,eshte shume me i forte por ne aspektin estetik eshte me poshte ,pasi ka nje transparence dhe kalim drite me te ulet .Me ane te zirkonit mund te behen kellef tek ,ura porcelani pa u kushtezuar ne numrin e elementeve dhe ne gjatesine e ures pasi zirkoni ka fortesi dhe rezistence ne shtypje te njejte me metalin .

Avantazhet e tij jane ;
a-Eshte rezistent dhe lejon berjen e urave te gjata
b-Nuk krijon alergji tek gingivat(ky problem shfaqet te urat e porcelanit me bazanment metalik)
c-Estetik
d-I lehte
Ne treg ka lloje te ndryshem zirkoni ,ndryshimi vjen si pasoje e llojit dhe e pajisjeve te cilat pregatitin zirkonin . Zirkoni ne fazen e pare eshte I bute si shkumes ,pasi pregatitet ne formen e dhembit futet ne furra pjekje me temperature te larta e pas ne procesi te quajtur Sinterizim (qe zgjat 10 ore ) fiton fortesine e mbi te punohet porcelani. Llojet e tij variojne si me poshte

1)Zirkon i pregatitur manualisht : Ky lloj zirkoni pregatitet manualisht me ane te nje aparati te thjeshte i ngjajshem me ate te kopjimit te celesave . Zirkoni I pregatitur me kete menyre kushton me pak(ekonomik),nuk ka shume fortesi(me I thyeshem) ,nuk ka pershtatshmeri maksimale me dhembin si pasoje e procesit manual te pregatitjes dhe tkurrjes qe peson pas pjekjes(sinterizimi),gjithashtu nuk ka estetike maksimale pasi kalon driten ne masen 30-40%.

2)Zirkoni I pregatitur me Cad-Cam: Ky lloj zirkoni pregatitet ne menyrte te kompjuterizuar , modeli i dhembeve skanohet me ane te nje lexuesi optik ,me pas ne kompjutet pregatitet madeli tre dimensional dhe behet modelimi ,me pas nje pajisje kompjuterike ben frezimi dhe pregatitjen e zirkonit ,e gjitha kjo behet ne menyre te kompjuterizuar dhe pa u prekur me dore ,eshte me I kushtueshem krahasuar me zirkonin manual.Avantazhet e kesaj menyre jane :
a-Fortesi dhe rezistence ne pertypje
b-Pershtatshmeri maksimale me dhembin dhe mishrat si pasoje e procesit te kompjuterizuar
c-Estetike me e madhe ,pasi ka kalim drite ne masen 60%.

3)Se fundmi ka dale ne treg nje lloj zirkoni i cili eshte me i forte se metali ,pregatitet nga zirkoni i sinterizuar (pjekur-fortesuar) paraprakisht , ka rezistence dhe fortesi e jetegjatesi maksimale por procesi i pregatitjes zgjat dhe eshte me i kushtueshmi.

4)Kompozit (nano technology)
Keta lloje kompozitesh (material plastik per mbushje),jane me estetik mund te llustrohen me lehte ,kane pamje te ngjajshme me dhembin ,jane me jetegjate dhe rezistente ndaj thyerjes apo nderrimit te ngjyres. Perdoren per mbushje estetike te dhembeve te pare ,faseta (laminate kompoziti ) si dhe te gjitha punimet e tjera. Keta punohen me shtresa duke imituar strukturen e dhembit dhe ofrojne estetike maksimale .