Ortodonsi

PYETJET ME TE SHPESHTA

Cfare eshte Ortodonsia

Ortodontisti eshte dentist I specializuar ne drejtimin e dhembeve dhe problemet qe shkaktojne dhembe jo te drejte dhe te rreshtuar ne menyre jo korrekte. Ata perdorin pllaka plastike tela dhe piastra metalike qe ngjiten te dhembet per te levizur dhembet ne drejtimin e duhur.

A kam nevoje per ortodonsi?

Neqoftese dhembet tuaj jane dukshem ne pozicion jo korrekt, kane hapesira, dhembet nuk mbyllen plotesisht, dhimbje te nofulles gjate pertypjes atehere ju duhet te beni nje konsulte me dentistin I cili do tju shpjegoje nese ortodonsia eshte zgjidhje e mundshme per ju.

Une jam 45 vjec! A mund te vendos tela ne kete moshe?

PO! Ortodonsia aplikohet ne cdo moshe. Ndryshimi I vetem eshte se gjatesia e trajtimit zgjat me shume ne adult se ne femije. Gjithashtu duke qene se zhvillimi I nofulles ndodh vetem gjate nje intervali kohor te shkurter trajtimet ortodontike jane te limituara ne adult, prandaj keshillohet qe Problemet te cilat mund te zgjidhen me ortodonsi “tela” te trajtohen qe ne moshe te vogel pasi nofulla eshte akoma ne zhvillim dhe eksiston mundesia qe zhvillimi I saje te drejtpohet ne menyren e duhur nga ortodontisti.

Aparate te Levizshem

a1

A mund te vendos tela vetem ne dhembet e poshtem?

Ne raste te rralla dentist mund te vendosi tela vetem nje njeren nofull. Shkaku shpesh here eshte kerkesa e pacientit per arsye estetike ose financiare. Sidoqofte ne shumicen e rasteve aparati ortodontik DUHET te vendoset ne te dyja nofullat per te patur nje trajtim efektiv dhe te shpejte.

A shkaktojne dhimbje telat?

Ne fillim aparatet jane relativisht te bezdisshme, kjo kerkon kohe sa te mesohen buzet dhe gjuha me aparatin. Nje here ne muaj kur nderohet teli mund te ndjeni dhimbje te perkoheshme e cila eshte normale per nje ose dy dite. NEQOFTESE DHIMBJA VAZHDON EDHE PAS DY DITESH DUHET TE NJOFTONI MENJEHERE DENTISTIN.

A I demton dhembet ky trajtim?

Po. ne rast se ju nuk tregoni kujdes me higjenen orale dhe nuk ndiqni instruksionet e dhena nga dentisti dhembet mund te prishen. Higjena e keqe gjithashtu mund te shkaktoje pika te bardha te dhembet pas heqjes se telave te cilat mund te jene estetikisht te pa pranueshme. Per te evituar keto problem ne keshillojme qe pastrimet e dhembeve te kryhen cdo kater muaj dhe ndjekje rigoroze te instruksioneve te higjenes orale ne shtepi nga dentistet tane.

Cfare jane aparatet e padukshme?

Invisalign® jane pllaga plastike qe perdoren per te drejtuar dhembet dhe jane aparatet ortodontike me estetike qe eksistojne sot. Sidoqofte aplikimi I tyre eshte I limituar ne raste relativisht te thjeshta. Per trajtimet e tjera braketat dhe telat mund te jene te domosdoshme.

Braketa porcelani vs metalike

Braketa porcelani apo metalike?

Braketat jane pllakat qe mbajne telin ne vend dhe qendrojne te dhembet deri ne fund te trajtimit. Ato mund te jene metalike ose porcelani. Braketat e porcelanit zgjidhen per arsye estetike dhe kushtojne relativisht me shume se ato metalike.

Neqoftese estetika eshte faktor I rendesishem per ju ne sugjerojme, vendosjen e braketave te porcelanit ne dhembet e siperm dhe ato metalike te dhembet e poshtem. Megjithese braketat e porcelanit jane estetikisht me te pranueshme, ato jane me te forta (me rigide) se smalti dhe mund ta demtojne ate gjate ferkimit me dhembet. Braketat metalike ne te kundert jane me te buta (me pak rigide) dhe shkaktojne me pak trauma tek dhembet gjate ferkimit me to.

 

Si behet trajtimi?

Se pari behet nje konsulte e pergjithshme ku analizohet problem dhe me pas vendoset trajtimi qe ju pershtatet me shume ju apo femijes suaj. Grafite e nevojshme per kete egzaminim jane:

  • Grafia Panoramike
  • Grafia cephalometrike,
  • Mase alginate per modelet e allcise

Pasi vendoset trajtimi ortodonti mund te zgjedhi te filloje trajtimin me pllaka plastike te levizeshme dhe me pas me pllaka metalike dhe tela te cilat qendrojne te ngjitura te dhembet deri ne perfundim te trajtimit. Termi aparat i levizshem I referohet pllakave plastike te levizeshme te cilat mund te hiqen gjate larjes se dhembeve kurse, ato metalike quhen aparat fix pasi qendrojne te ngjitura te dhembet deri ne fund te trajtimit. Gjate trajtimit eshte e nevojshme qe te pakten nje here ne muaj te vizitoni ortodontin per te shtrenguar aparatin, nderuar telin ose thjesht per te kontrolluar hecurine e trajtimit.

Welcome to our site