KELLEF PORCELANI

Modelimi ne Laborator

Cfare jane kellefet e porcelanit

Eshte nje punim protetik I palevizshem qe kryhet per te zevendesuar nje apo grup dhembesh.realizohet pasi paraprakisht eshte zvogeluar struktura dentare prezente duke e mbuluar ate.

Kur eshte I nevojshem aplikimi I kellefit te porcelanit?

  • Per te mbrojtur nje dhemb te demtuar
  • Per te restauruar nje dhemb te thyer
  • Si support kur dhembi ka nje mbushje massive
  • Per arsye estetike

Si duhet te kujdeseni ?

Cdo gje e restauruar ne goje duke filluar nga mbushjet e deri te materialet estetike qe zevendesojne nje pjese te struktures se humbur te dhembit, jane material inorganike te cilat kerkojne higjene maksimale per te evituar deshtimin e tyre. Pervec pastrimit nga ana juaj me fije dentare dhe furce eshte I nevojshem pastrami I dhembeve 2 ose 3 here ne vite te dentisti.

Kur nuk mund te realizojme nje kellef porcelani?

  • Kur dhembi I mbetur nuk ka sasi te mjaftueshme dentare(eshte shume I demtuar)
  • Ne dhembet e perparem te nofulles se poshtme nuk jane shume te keshilluara keto punime per shkak te sasise se vogel dhembore
  • Kur eshte I mundur korrigjimi I problemit me mbushje

Kellefe Zirkoni

Me cfare materialesh realizohen keto kurora?

  • Kurora te plota metalike qe sigurojne qendrueshmerine dhe fortesine
  • Kurora metal porcelan ,ku krahas shteses se metalit kane dhe nje shtrese porcelani qe siguron anen estetike
  • Kurora te plota porcelani ( all ceramic crowns) te cilat realizohen kryesisht ne dhembet e perparem pasi sigurojne nje estetik te kenaqshme
  • Kurora zircon porcelan eshte nje material me vlera te larta estetike qe I rikthejne dhembit ngjyren dhe shkelqimin duke siguruar ne kete menyre nje pamje sa me natyrale

Perse kushtojne me shume kellefet sesa mbushjet?

  • Kellefet kane me shume procedura ,jane me te komplikuara per tu realizuar
  • Materialet qe perdoren jane me te kushtueshme sesa materialet e mbushjes
  • Kellefet realizohet ne klinik nga dentist por dhe ne laborator(kosto shtese ), ndersa mbushja realizohet ne klinik nga dentisti.
  • Nevojiten me shume takime me dentistin(zgjate me shume si procedure)

Cila eshte jetgjatesia e ketyre punimeve?

Jetegjatesia e ketyre punimeve ndikohet shume nga kujdesi qe tregon vete pacienti.Mesatarisht kane nje jetegjatesi afro 10 vjecare e kushtezuar nga shume faktore si: terheqja e mishrave te dhembeve, mosha, higjena, teknika laboratorike, materialet e perdorura.

Welcome to our site