
Cfare jane faseta porcelani?
Fasetat e porcelanit ose Laminate dental veneers jane shtresa te holla porcelani qe vendosen mbi siperfaqen e dhembeve tuaj. Ato variojne nga 0.3 deri ne 1 mm trashesi. Funksioni i tyre eshte vetem estetik. Ato mund te permiresojne ngjyren dhe format e dhembeve. Pershembull nese dhembet tuaj natyral nuk kane bardhesine e nevojshme fasetat e porcelanit mund te shnderojne pamjen e dhembeve ne ngjyren e deshiruar. Nese dhembet tuaj kan humbur shkelqimin dhe jane te konsumuar atehere fasetat bejn te mundur rimodelimin e formes se dhembit tuaj ne perfeksion.
KUJDES! Ne shume klinika dentare ne Shqiperi reklamohen Faseta EMAX.
- SPESORI I FASETES EMAX NUK DUHET TE JETE ME SHUME SE 0.9 MM
- DUKE QENE SE ESHTE NJE TRAJTIM ESTETIK REZULTATET FINALE DUHET TE KEN APARENCEN E DUHUR PER TE QEN NATYRAL TE BARDHE DHE JO *DHEMBE TE BARDHE TE VDEKUR* PA ASNJE PIGMENT APO NGJYRE
- SHUME PACIENTE MENDOJNE SE KANE FASETA NE GOJE POR NE TE VERTETE KANE KELLEF.
KUJDES! Informohuni te beni pyetjet e duhura perpara se te beni kete nderhyrje, pasi ne momentin qe smalti eshte demtuar nuk ka me kthim pas!
Pros dhe Cons
- Jo te gjithe jane kandidat per faseta porcelani. Kjo varet nga kafshimi dhe pozicioni aktual i dhembeve. Ndonjehere eshte e nevojshme te drejtoni dhembet me aparate ortodontik dhe tela perpara se dentisti te vendosi nderhyrjen per faseta.
- Jane shume delikate dhe duhet te beni kujdes te mos hani gjera te forta, disa ushqime duhet ti prisni me thike.
- Neqoftese ngjyra e dhembeve tuaj eshte shume e erret eshte e veshtire te harrihet ngjyra e bardhe me faaseta.
- Ne dallim nga kellefet sasia e smaltit qe hiqert gjat pergatitjes se dhembeve eshte shume e vogel dhe ne disa raste smalti mund te mos pergatitet fare (non prep veneers)
- Procesi i fabrikimit te tyre eshte me i veshtire se kellefet prandaj dhe kosto e fasetave emax eshte me e larte.

Faseta emax Cad
Cfare eshte materiali Emax. Per te gjtha ata qe nuk e dijne Emax eshte marka e materialit ndersa vete materiali quhet lithium disilicate. Compania ivoclar eshte prodhuesi i markes Emax dhe eshte nje nga prodhuesit me te medhenj ne bote te produkteve dentare.
Emax cad eshte nje bllok lithium disilicate i cili vendoset ne nje makineri 3d dhe prihet ne formen e deshiruar. Kjo metode ka limite pasi nuk mund te krijoje faseta dentare me te holla se 0.5 mm
Faseta emax press
Metoda e dyte per prodhimin e fasetave te porcelanit eshte Emax press. Nje teknike tjeter e cila eshte me e avancuar se teknika e pare. Ndryshimi i vetem eshte se emax press mund te krijoj daseta shume te holla deri ne 0.3 mm. Ka margin gabimi me te vogel se Emax Cad dhe preferohet me shume sidomos ne paciente qe nuk kane nevoje per heqje te smaltit.
Faseta porcelani vs faseta kompoziti
Faseta kompoziti jane me ekonomike pasi materiali dhe koha qe nevojitet per proceduren ndryshojne. Shumica e pacienteve ne experiencen tone kerkojne ti zevendesojne fasetat e kompozitit brenda 2 viteve qe i kan vendosur me faseta porcelani. Fasetat e kompozitit kushtojne 5 here me pak per nje arsye, ato:
- Ndryshojne ngjyre me shpesh me kalimin e kohes
- Thyhen me kollaj se lithium disilicat i cili piqet ne temperatura 800 grade C
- Aplikimi i kompozitit kerkon ambient te thate pa peshtyme dhe kjo per fat te keq nuk mund te arrihet 100% prandaj me kalimin e kohes vihen re shenja njollash te qafa e dhembit

Faseta porcelani cmimi
Cmimi per faseta emax eshte relativisht i larte krahasuar me composite bonding por cilesia eshte sigurisht me e larte. Fasetat e max zgjasin per nje kohe te gjate nese ndiqen keshillat tona dhe tregohet kujdes Me higjenen orale.