DENTISTRI PER FEMIJE

AMBJENT I VECANTE PER FEMIJET

Femijet jane kategoria e cila kerkon nje kujdes te vecante e durim ,pasi provojne per here te pare punimet dentare dhe nese perjetojne nje situate te dhimbshme e te pakendeshme ,do te frikesohen dhe mund ta kene te veshtire vajtjen perseri tek dentisti ,dhe nuk jane te rralla rastet kur kjo frike kthehet ne fobi e vazhdon dhe kur personi rritet.

Per kete arsye ne kliniken tone kemi pregatitur nje dhome vetem per femijet ,ku femija ndihet i rrethuar nga personazhe te ndryshem te filmave vizatimor ,cdo mur e tavani jane dekoruar kendshem ,ne njerin cep te dhomes nje tv transmeton filma vizatimor e ne cepin tjeter qendron nje akuarium me peshq te cilet “ shikojne sa trima jane femijet”.

Me mbarimin e punimeve femijet percillen me nje loder per ti motivuar per seancen tjeter ,ose i jepet nje medalje per trimerine e treguar tek dentisti ,ndersa me mbarimin e krejt punimeve u jepet nje certifikate per tu treguar dhe shokeve e shoqeve sa te guximshem jane treguar.
Ne rastet kur nuk eshte e mundur te punohet normalisht mund te tentohet te punohet nen efektin e nje qetesuesi ose me ane te teknikes se sedacionit( gazit gazmor ).

Doktoresha e cila punon me femijet eshte e trajnuar dhe ka durim si dhe njeh mire psikologjine feminore e mundohet te behet “shoqe “me pacientet e vegjel.