
A DEMTON ZBARDHJA E DHEMBEVE SMALTIN?
Kjo eshte nje nga pyetjet me te shpeshta qe drejtohet nga pacientet. Duke pare faktin se shumica e pacienteve nuk jane te informuar ose jane te keq-informuar rreth trajtimit te zbardhjes, me poshte do te gjeni nje shpjegim te plote rreth ketij trajtimi dentar aq popullor ne bote, por shume i diskutuar dhe i keq interpretuar ne Shqiperi. Synimi yne eshte te informojme pacientet me fakte shkencore dhe referenca nga shoqatat me te njohura dentare ne bote. Ne fund te faqes do te gjeni pozicionin e Toronto Dental mbi kete trajtim.
Cfare eshte zbardhja e dhembeve?
Zbardhja e dhembeve eshte trajtimi estetik me popullor ne bote. Amerikanet shpenzojne mbi 1.4 miliard dollare ne vit per trajtime dhe produkte qe zbardhin dhembet. Arsyeja eshte e thjeshte: “Te gjithe duan te kene nje buzeqeshje te shendeteshme dhe dhembe te bardhe”. Nje buzeqeshje e bukur dhe dhembe te bardhe mund te rrisin konfidencen te njerezit qe per vite me radhe jane perpjekur te fshehin buzeqeshjen e tyre. Ne baze te statistikave te American Academy of Cosmetic Dentistry 99% e njerezve mendojne se buzeqeshja e bukur eshte nje aset nga pikepamja sociale, 74% mendojne se nje buzeqeshje jo terheqese mund te ndikoje ne shancet per tu punesuar.
Cfare metodash perdoren per zbardhjen?
Ekzistojne dy lloje trajtimesh: trajtimi profesional i cili behet ne klinike dentare per 60 minuta dhe quhet “in office teeth whitening” dhe trajtimi ne shtepi “at home teeth whitening ose custom whitening trays”. Pervec ketyre metodave ekzistojne edhe produkte “over the counter” si “paste dhembesh per zbardhje” apo “whitening strips” te cilat mund te blihen nga kushdo ne farmaci.
A jane te keshillueshme keto produkte?
Trajtimi profesional kryhet nga dentisti i cili perdor materiale te cilat mund te blihen vetem nepermjet depove dentare nga dentiste te lishencuar pasi perdorimi i ketyre materialeve profesionale nga individe ne kushtet e shtepise mund te shkaktoje probleme serioze orale si djegia e gingives, demtime te nervit te dhembeve, dhimbje te forta etj. Ndryshimi midis materialit zbardhues profesional dhe atij per perdorim vetjak eshte perqendrimi me i larte i peroxidit te hidrogjenit (35% ai profesional dhe 15% per perdorim vetiak).
Kryerja e trajtimit tek dentisti eshte natyrisht me “i sigurte” sepse trajtimi kryhet nen supervizimin e dentistit dhe ka rezultate me te larta si pasoje e perqendrimit me te larte te materialit . Ne 90% te rasteve pacientet kane nevoje vetem per 60 minuta trajtim te dentisti per te marre maksimumin e rezultateve te mundshme. Ne varesi te rastit dhe pritshmerise se rezultateve te pacientit trajtimi ne kushte shtepie mund te rekomandohet nga dentisti per te mbajtur rezultatet e perfituara nga trajtimi profesional.
Cfare komponentesh permban materiali i zbardhjes?
Materiali i zbardhjes mund te jete ne dy forma: pluhur/leng ose xhel. Ingredienti kryesor pergjegjes per zbardhjen eshte peroxidi i hidrogjenit (disa produkte mund te permbajne carbamide peroxide i cili presupozohet te kthehet ne peroxid hidrogjeni pas aplikimit te dhembet) Shumica e dentisteve perferojne Peroxidin e hidrogjenit si me efikas.
Si behet zbardhja e dhembeve?
Perpara trajtimit te zbardhjes dentisti analizon historine tuaj dentare dhe mjekesore per te evidentuar probleme te mundshme te cilat mund ta bejne trajtimin te pamundur. Diagnoza dhe konsulta paraprake jane te domosdoshme perpara cdo trajtimi zbardhje. Pacienti ka mundesine te drejtoje pyetje dhe te marre pergjigje nga dentisti ne lidhje me trajtimin.
Gingiva izolohet me nje barriere mbrojtese dhe me pas vendoset materiali zbardhues i cili nderrohet cdo 20 minuta. Oksigjeni qe ndodhet ne xhelin veprues penetron strukturat e dhembeve nepermjet disa poreve duke bere te mundur zhvendosjen e molekulave te ngjyres nga brenda jashte dhembit. Ne menyre qe trajtimi te jape rezultatet e deshiruara, ai duhet te zgjase minimalisht 60 minuta ose 3 seanca nga 20 minuta secili. Gjate trajtimit dentisti monitoron situaten duke modifikuar trajtimin per te evituar efektin e sensitivitetit te pacientit.
A duhet te ndiej sensitivitet gjate dhe pas trajtimit te zbardhjes?
Efekti i sensitivitetit eshte i vetmi efekt anesor i perkohshem i njohur deri me sot. Ky eshte nje efekt i perkohshem dhe zakonisht zhduket teresisht pas 24 oresh. Ne qofte se dentisti juaj egzaminon dhembet tuaj perpara trajtimit dhe ka aplikuar materialet e duhura ne menyren e duhur sensitiviteti mund te evitohet deri ne 95%te rasteve.
Kush jane kunder indikacionet per zbardhjes se dhembeve?
- Adoleshente nen 15 vjec
- Alergji nga peroxidi i hidrogjenit
- Dhembet e prishura (keto duhet te restaurohen perpara trajtimit te zbardhjes)
- Paciente qe jane shtatezan ose qe japin qumesht gjiri
- Gingiva te semura (pastrim i dhembeve eshte i domosdoshem perpara zbardhjes)
Sa shpesh mund te zbardhen dhembet?
Neqoftese mbani nje higjene te mire te gojes (Larje te dhembeve me furce dy here ne dite dhe pastrim me fije cdo dite), evitoni konsumimin rutine te ushqimeve qe leshojne pigment te forte (kafe, vere te kuqe, cigare etj) dhe beni pastrim te dhembeve te dentisti cdo 6 muaj, rezultatet tuaja te zbardhjes mund te zgjasin nga 2 deri ne 5 vjet.
A jane te perhereshme rezultatet e trajtimit?
Jo, rezultatet e zbardhjes nuk jane te perhereshme. Duke qene se konsumimi i ushqimeve eshte jetike per njeriun, dhembet gjithmone do te absorbojne ngjyren e produkteve qe konsumoni. E rendesishme eshte qe te mbani nje higjene te mire te gojes dhe te vizitoni dentistin ne menyre te regullte per egzaminime dhe pastrim te dhembeve ne menyre rutine.
Cfare e shkakton ngjyren e verdhe te dhembeve?
Ngjyrat e dhembeve ndahen ne te jashtme (extrinsic stain) dhe te brendshme (intrinsic stains). Ngjyrat e jashtme merren nga ushqimi qe konsumojme dhe jane me te thjeshta per tu hequr me trajtimin e zbardhjes, kurse ngjyrat e brendshme mund te jene si pasoje e marrjes se tabletave te fluorit (fluorosis), tetraciklines (tetracycline stain) ne moshe te vogel (1-13 vjec faze ne te cilen formohen dhembet). Ekzistojne edhe ngjyra te tjera te cilat kane origjine genetike por jane shume te rralla krahasuar me ngjyrat e siperpermendura.
A mund te bej zbardhje dhembesh neqoftese kam mbushje, kellef porcelani apo veneers?
Duhet te kuptojme qe xheli zbardhues funksionon vetem ne dhembet natyrale. Materialet e tjera nuk ndryshojne ngjyre. Sidoqofte, ne qofte se mbushjet jane te nje madhesie dhe pozicioni te caktuar ato mund te mos jene pengese per te bere trajtimin e zbardhjes. Ne qofte se keni kellef porcelani, faseta apo mbushje te konsiderueshme konsulta me dentistin do te vendose nese mund te perfitoni nga ky trajtim ose jo.
A demton zbardhja e dhembeve smaltin?
Pergjigja e shkurter eshte JO, zbardhja e dhembeve si trajtim nuk ka asnje efekt negativ ne smaltin e dhembeve. Nuk ka asnje burim shkencor te vertetoje se peroxidi i hidrogjenit shkakton efekte negativ te dhembet. Eshte e pabesueshme, por te gjithe pacientet e rinj te Toronto Dental mendojne se zbardhja e dhembeve demton smaltin.
Pyetjes: “Perse mendon se zbardhja e dhembeve demton smaltin”? ata i pergjigjen: “Dentisti im i meparshem me ka thene se demton smaltin”.
Sigurisht qellimi yne nuk eshte te ndryshojme mentalitetin e asnje dentist, por ajo qe ne mund te bejme eshte te ndryshojme mentalitetin tuaj duke ju inkurajuar te merrni vendime te bazuara mbi informacione te besueshme mbi shendetin oral dhe asaj cka ju duhet te prisni nga nje sherbim dentar jo vetem te Toronto Dental por ne ne cdo klinike dentare qe zgjidhni te trajtoheni
Me poshte mund te lexoni referencat rreth ketij artikulli:
American Dental Association (ADA)
American Academy of Cosmetic Dentistry
Canadian Dental Hygiene Association (CDHA)