
IMPLANTET
Sa dhembe mund te mbaje nje implant?
Te gjitha format e zakonshme te zevendesimit te dhembeve si proteza apo ura mund te zevendesohen me implante dentare.
N.q.s. ju mungon nje dhemb i thjeshte, nje implant eshte gjithcka qe ju duhet per ta zevendesuar ate. Hapesirat me te medha te krijuara midis dy, tre apo me shume dhembeve te humbur nuk jane te domosdoshme te riparohen me cdo implant per dhemb te munguar, megjithate numri ekzakt i implanteve do te varet nga cilesia,volumi i kockes ne cdo vend ku do te vendosen implantet.
Sipas rastit eshte gjithashtu e mundur per te bashkuar dhembet natyrale me implantet me nje ure te zakonshme fikse.
Ne nofullen e siperme kocka eshte me e bute se ne te poshtmen keshtu qe minimumi i mundshem i implanteve qe mund te vendosen per te zevendesuar 10-12 dhembe eshte 6.
Cfare tjeter mund te realizohet me implantet dentar?
Ne qofte se nuk keni dhembe ne nofullen e poshtme, dhe nese akoma nuk jeni gati per nje zgjidhje totale me implante nje proteze e poshtme e zakonshme mund te mbeshtetet mbi dy implante te vendosura ne zonen e perparme (figura). E njejta zgjidhje mund te behet dhe per nofullen e siperme po ketu duhet nje numer me i madh implantesh per shkak se kocka e nofulles se siperme eshte me e bute.
Dhembi mund te vendoset dhe menjehere mbas implantimit. Kjo mund te aplikohet ne nje numer te caktuar rastesh, gjithsesi, pacienti duhet te beje balancen midis trajtimit te shkurtuar dhe rrezikut te larte te deshtimit te implantit.
Implantet dentare duhet ti binden nje principi inxhinierik te thjeshte. Ato duhet te vendosen ne themele te forta ne nje numer te mjaftueshem ne menyre qe te mos kemi mbingarkesa.Ne te njejten kohe cdo implant duhet te jete i hapur per pastrim ne menyre qe te kemi nje kocke dhe gingive rrethuese te shendoshe.
Cili eshte i pershtatshem per implante dentare?
Ne qofte se keni nje higjene te mire te gojes implantet dentare do te punojne padyshim per ju. Megjithate veset si alkooli dhe duhani mund te rrisin numrin e problemeve qe shoqerohen me sherimin primar ashtu dhe me jetegjatesine e implanteve.
Kur nje dhemb humb apo hiqet nje pjese e konsiderueshme e kockes perreth tij humbet apo rezorbohet. Kjo humbje mund te jete shume e theksuar ne muajt e pare dhe eshte individuale. Disa here per te minimizuar humbjen e kockes pas heqjes se dhembit vendoset nje implant imediat apo disa jave me vone.
Shume paciente referojne se protezat e tyre sa vijne e behen me te levizshme dhe nuk qendrojne aq mire sa perpara. Ne gjashte muaj-vitin e pare pas heqjes se dhembeve humbja e kockes eshte e shpejte fakt ky pergjegjes per qendrueshmerine e protezes. Pas kesaj kohe shkaktar i vazhdimit te humbjes kockore jane forcat e pertypjes qe shkaktojne rezorbimin (zvogelimin) e ngadalshem te nofulles. Shume paciente jane te detyruar shpesh ti nenshtrohen procedurave te ridimensionimit te suportit te protezave. Megjithate pacientet qe kane mbajtur proteza per nje kohe te gjate kane pak kocke ne dispozicion per te vendosur implante.
Prezenca e implanteve ndihmon ne ruajtjen kockes alveolare. Forca qe implanti ushtron ben qe ajo te behet me e forte dhe me dense ne ate zone.
Cfare mund te ndodhe nese nje implant deshton
Nje implant mund te deshtoje menjehere mbas interventit apo dhe kohe mbas vendosjes se punimit fiks mbi te. Pergjithesisht implanti i deshtuar nuk jep asnje diskomfort.
Deshtimet jo gjithmone jane te lehtesisht te pranueshme nga ne por nese biem dakort per kete lloj trajtimi duhet te jemi te pregatigtur para nje fakti te tille. Ne statistikat e pergjithshme humbjet pershkruhen ne masen shume me pak se 5% te rasteve.
Ne statistikat e klinikes sone qe prej vitit 2005 deshtimet ne implanologji jane deri tani ne masen 2%. Eshte nje gje shume e mire te diskutohet me mjekun se sa ndikon planifikimi i trajtimin ne deshtimin e nje implanti.
Sa kohe mund te zgjase trajtimi?
Ne rastet e zakonshme,nga momenti i vendosjes se implanteve deri ne ate te vendosjes se dhembeve mbin to,koha mund te varioje nga 6 jave deri ne 6 muaj. Ne nje kocke te mire mund te veprohet me shpejt, ndersa e kunderta ndodh me nje kocke te bute ku koha e vendosjes se dhembeve mund te shtyhet dhe pertej gjashte muajve.
Nese nuk ka asnje shkak per te shkurtuar kohen e trajtimit atehere duhet te pregatitemi per te pritur-asnje nuk e humb implantin duke qene i duruar dhe duke lene natyren te beje punen e saj.
Sa kohe zgjasin implantet?
Korrektesia dhe precizioni i vendosjes se punimit (dhembeve) si dhe suksesi i cdo etape ne kete faze do te jete faktori kryesor qe do te percaktoje performancen e implanteve. Nese implantet jane te rrethuara nga nje gingive normale dhe pastrimi i perditshem dhe i papertuar kryhet me durim nga ju kjo do te ndikoje direkt ne jetegjatesine e tyre.
Implantet e mirembajtura e te vendosura ne kocken e duhur mund te kene nje jete te gjate ndoshta per gjithe jeten.
Cfare duhet te dini para se te filloni trajtimin?
Duhet te merrni informacion sa kohe do te zgjase trajtimi, sa implante eshte e nevojshme te perdoren ne rastin tuaj, a eshte e mundur apo jo te vendosen implante ne nofullat tuaja, sa dhe kur duhet bere pagesa. Keto detaje duhet te sqarohen mire para interventit.
Eshte e veshtire vendosja e implanteve?
Te gjithe jemi te ndergjegjshem sa e vlefshme eshte anestezia lokale e perdorur ne praktiken e perditshme dentare. Vendosja e implanteve behet nen te njejten anestezi dhe zgjat nga 30 min per vendosjen e nje implanti te thjeshte ne disa ore per procedurat me te nderlikuara si disa implante apo grafte kockore. Eshte normale te keni pak edeme mbas interventit. Heqja e suturave behet nje jave me vone. Gjate diteve te para eshte normale te ndjeni diskomfort dhe pak dhimbje. Eshte e rendesishme te ndiqen te gjitha instruksionet e dhena pas interventit. Nese jeni ne dyshim mos hezitoni te pyesni mjekun.
Cfare behet nese nuk ka kocke te mjaftueshme?
Jo gjithmone eshte e mundur vendosja e implanteve. Kjo per arsye te mungeses se kockes se mjeftueshme ne nofulla. Ne nofullen e siperme eshte e mundur te rritet sasia e kockes nepermjet krijimit te nje kocke te re ne sinusin maksilar.Procedura quhet “augmentim sinusi”. Nje kirurg i afte mund te arrije rezultate te parashikueshme ne kete zone dhe pa suksesin e kesaj teknike per shume paciente do te ishte e pamundur te kishin implante ne kete pjese te gojes ku shpesh humbin dhembet.
Vetem graft kockor. Ka shume menyra per te shtuar kocke ne nje zone ku na duhet. Ajo me e zakonshmja eshte marrja e nje cope kocke nga nje vend tjeter i trupit dhe vendosja e saj aty ku na duhet.
Per me shume informacion sipas specifikave te vecanta mund te merni informacion me te detajuar duke diskutuar me mjekun.